Kam njohur dikë.

Kam njohur dike. Qe kapte yjet e i burgoste ne nje qoshk te erret te shpirtit. Pa e gjetur kurre çastin e duhur per t’i lene te shndrisnin… Kam njohur dike qe e rrotullonte kohen neper gishta duke shperfaqur vertetesine e qenies e duke i shpallur lufte hipokrizise e perpjekjeve per t’iu dorezuar çasteve te harese… Kam njohur dike qe mund te te vinte nje vule te hirte ne cep te syrit me mbishkrimin ''siperfaqesor'', vetem se zgjidhje te vallezoje ne maje te gishtave mbi thengjinj, por veç germat ishin prej floriri te kuq, prej atij te lirit, te tregjeve me shumice… Kam njohur dike qe henen e demaskoi si trup qiellor borgjez vetem se s’mundi te kishte kurre nje teleskop qe ta afronte drejt vetes… Kam njohur dike te brishte si kafka e nje femije te porsalindur
qe me kembet e pergjakura nga drizat e rrugeve te asfaltuara moderne shkelte lulet e me mëngën e çeliktë të bluzes fshinte lotët… Kam njohur dike qe e luftonte dhimbjen duke e pare ne sy, dike qe ishte zemerluan e duronte plaget, urine, te ftohtin e mallin, qe fikej e ndizej si far ne stuhi, dike qe koken e anonte veç anash e kurre per poshte… dike qe strateg s’mundi te behej kurre…
Kam njohur dike qe mendonte se veç dhimbja mund t’ia lehtesonte dhimbjen, dike qe u frikesohej hijeve te muzgut e qe me ankth priste rrezet e para te agut… Dike qe i frikesohej humbjes e prandaj jetonte territ, dike qe pastronte pafundesisht emblemen e lavdise se lashte te te pareve te njerezimit qe te mos kthente koken per te pare nderrimin e stineve… Kam njohur dike te madh sa bota, te vogel sa askundi, te larte nje koke mbi Olimp e qe shkurtesia i shkonte pash me pash katranit te perveluar te Hadit… Dike plote jete nder vena e me mendime te fishkura e me sy te fikur e zemer te çelur… dike qe lufton mes vargonjve te jetes i etur, i tretur, e serish i ndezur nga hiri… dike qe nje buzeqeshje ne muzg do i kishte shpetuar jeten…

Comments

Popular posts from this blog

Fraze nga "Tre shoket" e Erih Maria Remark.

Fatos Arapi: “Si s’të desha pak më shumë…”

"ZONJA BOVARI", nga Gustav Flober