Babai im ka qenë diktator..!
Mbaj mend se kam qenë në kopësht dhe kur një ditë tek erdha në shtëpi, ai gjeti në përparsen time një kub me ngjyra. Më pyeti se përse ndodhej ne xhepin tim. Unë ju përgjigja se më pëlqente dhe ishte i bukur. Më ndëshkoi. Rrugës për në kopësht, por edhe rrugës kur po ktheheshim, pasi kisha lënë kubin dhe kisha kërkuar falje tek çdo pjestar që ndodhej në atë kopësht. Pastaj mbaj mend që më ka ndëshkuar edhe një herë tjetër, po aq rëndë, pasi e kisha gënjyer pas shumë herësh paralajmërim. Mbaj mend që padashje më goditi në hundë dhe me doli gjak. Më lau, më mjekoi dhe më ndëshkoi përsëri.
Mbaj mend që në shumë raste gjeja vetëm makarona të ftohta, kur vija nga shkolla, në tenxhere, por ishin pak dhe i haja me bukë. Mbaj mend që në shkollë të mesme mbaja një xhaketë dhe ecja me kujdes se pantallonat i kisha të grisura nga pas dhe të arnuara. Mbaj mend që duhet të sistemoja shtëpine kur vija, se prindërit vinin më vonë, sepse pëndryshe ai do më thoshte: "S'të vjen turp?A nuk je edhe ti pjesë e kësaj shtepie? Nga i pret të bëhen gjërat? Cili është ai person në familje që mendon se është shërbëtori yt..?" Mbaj mend atë që ishte edhe më torturuesja. Nëse kisha bërë diçka që do ta lëndonte, ai më thoshte vetëm "i pafytyrë" dhe pastaj ishte sikur nuk ekzistoja më për të. Për ditë e ditë me rradhë, unë isha vetëm një hije. Mbaj mend qe edhe të holla kisha shumë pak për të shpenzuar me shokë ose shoqe.
Por mbaj mend, që ai sillte rrogën e plotë në shtëpi çdo 17 dhe 2 të muajit dhe merrte vetem 20-lekë të vjetra prej saj. Dhe mbaj mend se gjithçka që unë kisha veshur ishte më e re se e tij. Mbaj mend që gjithmonë më thoshte, kur isha në dilemat e moshës dhe bisedoja me të: "Ti e di si të veprosh. Vepro siç e ndjen ti dhe mos u tremb nga gabimet. Çfarëdo që unë të të them është vetëm një opsion. Ti je vendimi."
E admiroj diktatorin tim, tashmë të moshuar!
Autor: Amarildo Pregapuca.
Comments
Post a Comment