Fraze nga Alessandro Baricco.

-Keshtu eshte puna. Njeriu zgjohet ne mengjes, ben ate qe ka per te bere dhe ne darke shkon prape ne shtrat. Dhe aty rruget jane dy: ose eshte ne paqe me veten, dhe fle, ose nuk ndihet mire me veten dhe atehere nuk fle. Kupton?
-Po.
-Keshtu qe duhet te arrish darken ne paqe me veten. Ky eshte problemi. Dhe per ta zgjidhur ka nje rruge shume te thjeshte: te rrish i paster.
-I paster?
-I paster brenda, qe do te thote te mos besh asgje per te cilen te ndihesh ne turp. Dhe deri ketu nuk ka asgje te komplikuar.
-Jo.
-E komplikuara vjen kur nje dite te lind deshira te besh diçka per te cilen te vjen turp: te vjen deshira e madhe te besh diçka qe nuk mund te behet, ose eshte e turpshme, ose mund te lendoj dike. Okay?
-Okay.
-Dhe atehere fillon pyet veten: duhet ta ndjek kete deshire apo duhet ta heq nga mendja?
-Pikerisht.
-Pikerisht. Mendon, mendon dhe me ne fund merr nje vendim. Per njeqind here e heq nga mendja, pastaj vjen dita qe e mban dhe vendos ta besh ate gje per te cilen ke nje deshire kaq te madhe, dhe e ben. Dhe ketu vjen e keqja.
-Po nuk duhet bere kjo gje, apo jo?
-Jo. Por ki kujdes: meqe ne nuk jemi çorape por njerez, qellimi yne ne kete jete nuk eshte qe te jemi te paster. Deshirat jane gjeja me e rendesishme dhe nuk mund te tallemi me to shume gjate. Keshtu qe, ndonjehere, ja vlen te mos flesh naten dhe te vraposh mbas nje deshire te madhe. E ben te keqen dhe pastaj e paguan. Dhe vetem kjo ka rendesi: qe kur vjen momenti te paguash te mos ja mbathesh, por te rrish aty, me dinjitet, te paguash. Vetem kjo ka rendesi.

Comments

Popular posts from this blog

Shtëpia Ideale, Dino Buzzati.

"Eat,Pray,Love." Elizabeth Gilbert.

"24 ore nga jeta e nje gruaje." Stefan Zweig.