Kafka dhe kukulla.
Franc Kafka ndërsa po ecte në parkun Steglitz të Berlinit u takua rastësisht me një vajzë të vogël. Ajo po qante, ndihej e braktisur e zemërcoptuar pasi kishte humbur kukullën e saj. Dihet që lidhja e vajzave me kukullat është me e fuqishme se universi. Kafka e pyeti: Si quhet kukulla jote? Brigida, u përgjigj vajza.
-Ah po unë e njoh atë, ajo nuk ka humbur por është nisur për një udhëtim, i tha ai.Vajza e besoi, në botën një fëmije nuk ekziston mosbesimi.Kafka u përpoq ta ndihmonte dhe i kërkoi ta takonte sërish ditën tjetër në të njëjtin vend. Në pamundësi për të gjetur kukullën i shkroi një letër në emër të kukullës të cilën ditën tjetër ja dorëzoi vajzës së vogël.
“Të lutem mos u pikëllo për mua. Kam shkruar në një udhëtim ku dua të shoh botën. Do të shkruaj rreth aventurave të mia”, shkruhej në letër.Kafka vijoi t’i dërgonte letra të tjera vogëlushes, letra të cilat i shkruante me të njëjtin përkushtim dhe tension më të cilin shkruante veprat e tij.
Vajza u ngushëllua me historitë dhe aventurat e reja të kukullës së saj. Kur takimeve mës Kafkës dhe vajzës po i afrohej fundi, shkrimtari i dhuroi asaj një kukull të re. Kukulla e re që nuk ngjahasonte aspak me të parën dhe mbante me vete një shënim ku shkruhej: “Udhëtimet më ndryshuan”. Shumë vite më vonë, vajza tashmë e rritur gjeti një tjetër letër në kukullën që kishte marrë dhuratë. Në të shkruhej: “Çdo gjë që dashuron një ditë do ta humbësh, por në fund dashuria do të rikthehet në një formë të ndryshme”.
This comment has been removed by the author.
ReplyDelete