... me emrin tënd.


Shpesh e më shpesh...,
i ftuar dhe i paftuar
vjen në qytetin tim...
I vrullshëm,
i qetë
lag njerëz,
lag çadra,
lag jetë...
Shpesh, nuk di të ikësh...
Ti përsëri: i vrullshëm,
i qetë, i prapë
lag mërzitjen,
lag ëndrra,
dashuri lag...
fik drita,
lag vetmi,
gota konjaku, rakie,
që shpesh kthehen në tragjedi...
Shpesh e më shpesh
ikën dhe vjen...
... diku shton një lot,
diku një lot heq...,
por pa emrin tënd
nuk jeton
nuk jeton ky qytet...

Autor: Xhahid Bushati.

Comments

Popular posts from this blog

Shtëpia Ideale, Dino Buzzati.

"Eat,Pray,Love." Elizabeth Gilbert.

"24 ore nga jeta e nje gruaje." Stefan Zweig.