Fraze nga "Tre shoket" e Erih Maria Remark.


Pastaj,pernjeheresh,gjithcka ndodhi shume shpejt.Mishrat e fetyres filluan t’i treten.Kockat i kishte tani te holla si krahe femije,brinjet i dalloheshin nen lekure dhe ethet e zhuritnin pa nderprerje ate trupth te ligur.Infermierja solli bombola me oksigjen dhe mjeku i vinte cdo ore.
Nje pasdreke,temperatura i zbriti cuditerisht shpejt. Pati u zgjua dhe me soditi per nje kohe te gjate.

- Ma jep pak pasqyren? ---pershperiti pastaj.
- C’e do pasqyren? --- e pyeta une. - Qetesohu pakez! Me duket se e hodhe tani,Pat. S’ke me ethe.
-Jo,----murmuriti ajo me ate ze te therrmuar e te drobitur--ma jep pasqyren!

Une i rashe qark krevatit,mora pasqyren dhe e leshova nga dora.Ajo u thye.
- Me fal!---i thashe.---Sa ter,qe jam! Edhe nje cope pasqyre me vete e me shpeton nga dora e me behet cope e cike!
- Ne canten time kam edhe nje tjeter,Robi.
Ishte nje pasqyre e vogel prej nikeli te kromuar.E fshiva me pellemben e dores,qe te ndotej pak dhe ia dhashe. Ajo e pastroi me zor dhe u pa ne te me vemendie.
- Ti duhet te nisesh i dashur!--peshperiti pastaj.
-Po pse? S’me dashke me?!
-Ti s’duhet te me shohesh me.Kjo ketu s’jam une.
Ia hoqa pasqyren nga dora.
-Keto sende metalike nuk vlejne asnje grosh,Pat.Pa shiko ,si me nxjerr mua! Te zbehte e te hequr.Pse,keshtu qenkam une? Une jam i zeshket dhe i fuqishem.Tere bridhe-bridhe eshte kjo dreq pasqyre!
-Dua ,qe te te mbetem ndryshe ne kujtese ,--murmuriti ajo.--Nisu,i dashur!Me ler te mbaroj pune vehte!
Une e qetesova.Ajo ma kerkori perseri pasqyren bashke me canten e saj.Pastaj zuri t’i vinte puder fetyres se mjere e te drobitur,buzeve te plasura,gropezave te nxira posht syve.
-Vehtem pak,i dashur,---tha ajo dhe u mundua te vinte buzen ne gaz.--Ti s’duhet te me shohesh te shemtuar...
-Ti mund te besh c’te duash,---i thashe,---por kurre s’do te jesh e shemtuar! Per mua je gruaja me e bukur,qe kam pare gjate gjithe jetes sime!
Ia mora pasqyren dhe kutine e pudres dhe ia vura duart me kujdes rreth kokes.Pas pak ajo filloi te shqetesohej.
-Cfare ke Pat ?--e pyeta.
-Troket aq fort,--peshperiti ajo.
---Kush? Ora?
Ajo tundi koken paksa ne shenje pohimi:
-Bubullon...
Une e hoqa nga oren nga dora.
Ajo veshtroi gjithe ankth akrepin e sekondave.
-Hiqma nga syte!...
Une e mora oren dhe e perlasa fort pas murit.
-Ja,tani nuk trohet me!Tani koha eshte ndalur ne vend.E kemi shqyer ne mes.Vetem ne te dy kemi mbetur ketu,vetem ne te dy,ti dhe une dhe askush tjeter.
Ajo m’i hoqi syte qe i qene zmadhuar tejmase.
-I dashur ...--peshperiti me ze te shuar.
Une s’munda ta duroja me ate shikim.Vinte qe nga larg ,kalonte permes meje dhe tretej diku.
-Trimeresha ime,--murmuria une,---Trimeresha ime e shtrenjte ,e dashur...

Ajo vdiq ne oren e fundit,te nates,perpara se te agonte.Hoqi shume dhe vdiq me mundime te medha dhe askush s’mundi ta ndihmonte .E mbante doren time te shtrenguar,por nuk e dinte me qe i ndodhesha prane.Dikur foli dikush:
-Vdiq...
-JO!--bertita une.---Ajo s’ka vdekur ende! Ende po ma mban doren te shtrenguar...
Drite. Drite verbuese,e padurueshme.Njerez.Mjeku.Une hapa ngadale doren time.Dora e Patit u leshua pertoke.Tipare te shfytyruara nga nakthi.Sy te ngrire e te munduar.Floke geshtenje e te mendafshte.
-Pat,---thashe une.---Pat!
Dhe,per here te pare ,ajo nuk me dha pergjigje...

- Dua te rri vehtem--thashe une.
-Te mos e...?---pyeti dikush.
-Jo,---thashe une,---Dilni perjashta! Mos e prekni!
Ia lava pastaj gjakun.Isha si cope dru.Ia kreha floket. Ajo filloi te ftohej.E shtriva ne krevatin tim dhe e mbulova me batanijet. U ula prane saj dhe s’isha i zoti te mendoja me asgje.Rrija ne karrige dhe e veshtroja krejt i shastisur.Qeni u fut ne dhome dhe m’u shtri ne preher...
E pashe se si i nderroi fetyra.S’munda te beja asgje tjeter,vecse te rrija ashtu i ngurosur,ashtu krejt bosh,dhe ta sodisja...
Pastaj erdhi mengjesi!---dhe ajo nuk ishte me...

...ah!

Comments

Popular posts from this blog

Fatos Arapi: “Si s’të desha pak më shumë…”

"ZONJA BOVARI", nga Gustav Flober