"Qe dashurine ta kem te pandryshuar". Dedikim.


Ti qe je kaq dialektik, qe perjeton ndryshimin, qe floket nuk i mban me teper se nje jave njesoj,me nje model, me nje ngjyre, pra ti i ndryshueshmi, pse e humbet gjithnje ne nje pike, kur kerkon qe dashuria ndaj teje te jete e pandryshueshme. Si shpejtesia e drites. Ok, e pranoj nje çast ose shume çaste, edhe per gjithnje po deshe, veç qe te jete i pandryshueshem ai, duhet te ndryshoj une. A nuk je ti qe thua se çdo gje leviz? Madje, qe megjithate leviz? Diçka do ndryshoje, o une, o dashuria. Mos me thuaj, pra, qe "pse nuk je me ajo e para". Vetem Cajupit ja pranoj ate. Edhe atij, jo se eshte Cajup , por se ka te drejte. Hakshe hakshe duhej te shqetesoheshe dhe te thoshe "pse jo ajo e para"? Si te ta shpjegoj? Si ta bej Ajnshtanin me te tretshem? Nuk duhet te jete shume e veshtire. Kur e mendoj pak me holle ndonjehere kete pune, me duket aq e thjeshte, sa qe them se Alberti e ka blere me lire se gjithe raca e vet kuroren e gjeniut. Ne merkaton e gjenialitetit. E gjeti me te lire, "reduziert", me "clearance", me "Aktion"! S'thone kot per çifutet qe jane mjeshtea ne tregeti, por nejse, teme tjeter ajo... S'dua te me akuzojne kot me kot per anti-semite dhe ta humbasim fokusin nga kjo qe po te them. Se ja, nuk duhet ndonje marifet i madh te kuptosh qe nga tre gjerat e levizjes, shpejtesi, largesi dhe kohe, mjafton te levizesh dy nga keto, dhe e treta ndryshon vetvetiu. Ne gjithnje luajme me largesine dhe kohen. E thyejme largesine mbi shkembin e kohes dhe copat e thermuara i quajme shpejtesi. Por pa provo te marresh largesine e ta thyesh mbi shkembin e shpejtesise.Do te dale koha relative. Ti nuk ecen me 100 km ne ore. Kjo nuk ka me kuptim. Eshte njesoj si 200 km ne ore. Tirane-Durres dhe Tirane-Shkoder eshte e njejta gje. Si, t'u mjegullua pamja e gjykimi per nje moment? E po mire, s'jane gjera aq te thjeshta, se edhe ne qofte se "Berti me nje gur" vrau nje zog te madh shume,pra e gjeti me te lire gjenialitetin, kjo s'do te thote qe malli i asaj supermarkatoje eshte "for sale", per te gjithe. S'u be deti kos! Shyqyr qe s'u be ne fakt! E imagjinon ç'do ndodhte po te behej? Si ka thene ai autori qe ne aq shume e pelqejme, ca gjera kur s'i kupton dot , duhen pranuar. Detyrimisht. Kur vijne nga ajo markatoja me germen "G" sidomos. G per Genius ose Gjeni, se mos te shkon mendja per tjeter gje. Se edhe gjenialiteti po behet objekt marketingu sot, nuk eshte me pune mitike, fryme divine e hyjneshe. E ku lame gje pa çmitizuar ne! Na duket vetja "cool" dhe inteligjente kur i marrim mitet dhe i bejme cope. S'duhen me, themi. Jane arkaike. Jo se jane te vertete, te kuptohemi, por ajo dreq mendesi e sisitemeve dinamike te referimit na ben te besojme se po t'u themi arkaike atyre, vetvetiu do ngjajme moderne. Dhe pertypim si çamçakez rrokjet de-mis-ti-fi-kim. Gjenite po prodhohen me outsourcing, me krah te lire pune. Made in Third World. Nuk e sheh si po proftasin neper raftet e supermarkatos "G"? Surrogato, thua ti? Po sot koha e surrogatove erdhi. Koha e splendes. Sot te perdoresh sheqer eshte krim. Te shohin sikur po i shan nga nena. Sot nuk duan kalori. Sot duan uje! Kastraveca! Mora ato coperat e kristalta te largesise qe u thyen mbi shkembin e shpejtesise e rane me rrapellime perdhe duke farfuritur. Jane perla te kohes relative. Bera nje gjerdan me to. Me te bukur se ato qe reklamon Shane&Co apo Kay. Dua te ta jap per dhurate. Ne menyre relative edhe ate. Dua te te provoj qe jeta termike eshte po aq e mundur sa dhe vdekja termike. Veç ajo lloj jete, siç te thashe, kerkon mendesine e vet. Pranoje ndryshimin tim. Shume personalitet e imja. Qe dashurine ta kem te pandryshuar.
Dhe tani me thuaj, a te pelqen gjerdani me perla te kohes relative qe po te dhuroj?

Comments

Popular posts from this blog

Fraze nga "Tre shoket" e Erih Maria Remark.

Fatos Arapi: “Si s’të desha pak më shumë…”

"ZONJA BOVARI", nga Gustav Flober