Nje nate ne Lisbone, Remark.
![Image](https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEiz2dfhtTGP84zS7k6RL70-iRvBAkqIGIdWxSVx7nhVzedKKEFPYucDuTio07mTFuC98nYBzWZ0BqPzXm6jfhi-AKxaL8row0JjO6FdqGxOVm50jma3ewb_kNBgyf5B2quk-ZY0V2lv-_Y/s320/222778_160958137300275_7520956_n.jpg)
Asgje s'duhet,mendova une. Kisha akoma dhe nje ore, pastaj bota do te permbysej. Si nuk e kisha ndier me pare? Po, e kisha ndier, po pse nuk e kisha thyer murin prej qelqi midis meje dhe ndjenjes sime? Nese kthimi im ishte marrezi, atehere kjo kishte qene nje tjeter marrezi, edhe me e madhe. Duhej te merrja me vete dicka nga Helena per ne ate zbrazetiren e perhimte ku do te kthehesha po te me ndihte fati, t e merrja dicka me teper sesa kujtimin e shqetesimit te perhershem e te bashkimit te fundit midis nje gjumi e nje tjetri. Duhej ta kisha Helenen me te tera shqisat,me trurin, me syte, me mendimet e saj, te teren, jo vetem si nje kafshe midis nates e mengjesit. Ajo vazhdonte te kundershtonte. Peshperiste se mund te kthehej Georgi, dhe nuk e di a e besonte vertet dicka te tille. Une vete kisha qene shpesh ne rrezik dhe nuk mund ta harroja menjehere sapo kishte kaluar; tani doja vetem nje gje ne ate dhome me parfumin dhe rrobat e Helenes, me shtratin e me mugetiren: ta zoteroja me ...