Dedikim platonik . . .

Me ka rene shume keq ne koke per ty. Nuk e mohoj. Nuk shtirem. Nuk hiqem indiferent per t'u bere me i deshirueshem. Jo, ta them cope derexhene ku kam rene. U bera i varur me ty. Them te çlirohem nga shafraja jote, te shijoj boten i lire dhe sapo bej dy hapa, liria me vret si kemishe e hekurt. Cope m'i ben supet. Gjak berrylat. Brinjet m'i gerryhen si zmeril. Liria me ty shijon si kripa e kesaj toke. Salt of the earth. Liria pa ty dhemb si kripa ne plage. Zone te ndermjetme nuk ka. Kjo eshte e keqja e dashurise per ty. Nuk njeh mediokritete, aty ku vdekataret e zakonshem ndihen aq mire. Dashurine mediokre ti se pranon. Jam i varur me ty. Dua te te thith si tym duhani, te te pi si raki e vrazhde, te shtremberoj turinjte nga kenaqesia jote djegese. Dua te te marr ne menyre intravenoze. Te ngul nje age ne qender te qendrave, aty ku venat e shpirtit pulsojne çmendurisht. Thelle ngule ate dreq gjelpere. Qe te mos dale huq. Dua te ndjej çdo thermije tenden tek perzihet me gjakun e limfen time. Veç ashtu me qetesohet dhembja. Me gjen derman shpirti. Difuzohu tek une, e dashur! Thermohu, behu pelhur kozmik qe bie mbi shkretetiren e zhurit tim. Behu polen i panjohur e zgjoi gjithe alergjite e mija, teshtimat çjerrese, te me kullojne syte dhe hundet, e lanet te behem! Te ngashnjehem me imazhe te genjeshterta qe prape i dua aq shume se jane te mijat. Dmth te tuat, po e njejta gje eshte. Jemi aq larg. Eshte mallkim homerik per mua, ters Atridesh, ngjizur qe ne orakullin e Dodones: ti do t'i kesh larg dashurite e tua. Ndaj i besoj dhe i lutem perendise se difuzionit. E le veten te tretet ne eterin e hapesires dhe kohes. Me shpresen e marre se grimcat tona do bashkohen materie ne forme lende e ne forme fushe. Gjithsesi. Nisem çdo çast i etur e i djegur per ty, to get high (ne te gjitha kuptimet) e per te nxjerre helmin me helm, shafrane me shafra dhe dehjen me dehje. Mos m'i fshih syte e erret pash Zotin! Me thone qe ti ke lloj lloj virusesh ngjitese, nga ato me zarar e pa zarar. U stepa nje here. Me zuri frika. Dhe u bera steril si gjitonet rreth e rrotull. Pa mikrobe. Klinik. Negativ. 

Nje milimeter me tej dhe perfundoja impotent. I rrafshet pa dimensionin e trete. Paris pa kulle Eifel, Washington pa obelisk.Shkretetire pa oaz e piramida. Veç nje Sfinks mjeran qe vesh njeri s'e mori ç'eshte. Kqyra veten ne pasqyre,u permenda,pata neveri nga ç'pashe perballe,nga ajo shtellunge qelqore me pejza te vdekura,me nerva te thara dhe dimension te trete te varur. Ne ish e thene te semuresha,ashtu u befte. E ç'e do jeten statistkisht te gjate? Pse,per ate zvarritjen ne Florida,kur ushkuret mundohesh me teper se ngritesi i peshave tek thyen rekordin paske qene keq ti? Mos do te me thuash se ai nenpunesi i rregullt gjer ne ulurime i postes,fantazia e te cilit nuk shkon pertej lepirjes se pullave mbi zarf per t'i ngjitur se dhe e pensionit avdall qe po i afron na qenkesh idoli i lumturise tende? Ndersa Janis Joplin na qenkesh e mjere? Jimmy Hendrix fatkeq? Freddie Mercury per t'u meshiruar? John Lennon si mos o Zot? Migjeni varfanjak? Pune per ty. Une nje here e hengra ate teke dhe doja te vdisja te nesermen. Me devolluin e madh thirra " mos ma kujto". I turpshem u drodha si qengj nen lekure. Pra me ler t'i marr viruset e tu. Trupi ne mos paste anticorper,t'i prodhoje. Veten te vrase. Koken te pelcase. Pune per te. Literatisht! I dua viruset e tu se me nxjerrin nga krizat e identitetit,individualitetit e gjithe ç'kerkon "uni", dhe ne s'me vrafshin do me bejne me te forte. Ne mos me beson mua,beso Niçen. Do dalim matane si Keith Richards qe shkoi mes tunelit te ferrit. Ca rrudha me shume,po ca meraqe me pak. Ja ky eshte trade-off-i. Hjat t'i bashkojme molekulat. Nuk them qe eshte loje pa rrezik. Ka qe semuren ne menyre terminale. Shtruar ne pavijone ku trishtimi pikon bukur si hena e ngrene ne muzgun e fundit. Kendojne Sister Morphine. Cousin Cocaine. Love Shqiperine. Mall Albanine. Thone:
" What are we doing in this place, Why does the Doctor have no face"?
Domethene:
"C'po bejme ne kete vend te ndyre, Pse Doktori nuk ka fytyre"?
Po s'do stepemi. Do bejme tutje. Si Muçua. Do hipim mbi trenin e kohes qe fishkellen si i marre. Nuk eshte e vertete qe u nis dhe na la ne stacion. Dhe po ashtu nuk do marrim aty brenda "train face" - keshtu u thone amerikanet, " fytyre treni", njerezve qe hiqen sikur s'shohin ç'behet perreth dhe hedhin veshtrimin tej nga dritarja. Me sy te vdekur. Pa interes. Pra nuk do shohim tutje. Wegschauen. Syte do i hapim mire,gjithe interes e kersheri,....ja,ç'eshte ai fustan i kuq,ai shall i zi,q fergellojne hareshem ne ere...ç'eshte ajo bukuri...ah po,po,qenke ti...
Dhe zemra do na dridhet nga dashuria....

Comments

Popular posts from this blog

Fraze nga "Tre shoket" e Erih Maria Remark.

Fatos Arapi: “Si s’të desha pak më shumë…”

"ZONJA BOVARI", nga Gustav Flober