"Eshte dashuria", Jorge Luis Borges.


Eshte dashuria. Duhet te fshihem ose t’ia mbath diku.
Lartohen muret e burgut te saj, si ne nje enderr te lige. Maska e bukur ka ndryshuar, edhe pse gjithmone e njejta mbetet.
E per cfare me duhen hajmalite, ushtrimet letrare, dija e mjegullt,
fjalet qe tha Veriu i rrepte kur u kendoi detrave dhe armeve te tij,
miqesia e embel, galerite e bibliotekave, gjerat e perbashketa, zakonet, dashuria e hareshme e sime mëje, hija ushtarake
e te vdekurve te mi, nata e pakohe, shija e endrres?
Te jesh a te mos jesh me ty eshte masa e kohes time.
Tashme shtamba thyhet mbi burim, dhe njeriu ngrihet ne kembe nga kenga e zogjve, tashme u mjegulluan ata qe veshtrojne nga dritaret, por muzgu nuk e solli paqen.
Dhe, e di, eshte dashuria: ankthi dhe clirimi kur degjoj zerin tend,
pritja dhe kujtimi, tmerri i te jetuarit per cdo cast.
Eshte dashuria me mitin e saj, me magjite e saj te vogla
te padobishme. Eshte nje qoshe rruge ku nuk guxoj te shkel.
Tashme po me rrethojne ushtrite, hordhite. Emri i nje gruaje me tradheton. Ne te gjithe trupin nje grua me dhemb...

Comments

Popular posts from this blog

Fraze nga "Tre shoket" e Erih Maria Remark.

Fatos Arapi: “Si s’të desha pak më shumë…”

"ZONJA BOVARI", nga Gustav Flober