Fragment nga " Nje qind vjet vetmi", Marquez.



Amaranta dhe Pjetro Krespi e kishin trashur nderkohe miqesine e tyre, dhe kjo kishte ndodhur nen mburojen e mirebesimit te Ursules qe nuk i kishte pare te nevojshme ti mbikqyrte vizitat e Krespit. Ishte nje periudhe fejese disi e muget, sepse italiani vinte gjithmone kur binte mugetira dhe gjithmone kishte nje gardenie ne thilene e xhaketes. Ne veranden e tejngopur me arome manxurane dhe trendafilash, ai i perkthente sonetet e Petrarkes, teksa ajo thurte dantella, derisa mushkonjat i detyronin te kerkonin strehim ne dhomen e ndenjies.
Ndjeshmeria e Amarantes, sharmi i saj i permbajtur e megjithate, magjepses kishin endur perreth te fejuarve nje si pelhure te padukshme merimange, te cilen ai me shume mundim detyrohej ta haperdante, ndaj dhe nuk dilte dot nga shtepia e saj me pare se ora tete e mbremjes. Me kartolinat qe i vinin Pietro Krespit nga Italia, ata bene nje Album shume te bukur, ishin pamje ciftesh te dashuruar nder parqe te vetmuar, te stolisura me vizatime zemrash te shpuara me shigjete e me fjongo te te arta qe i mbanin pellumbat ne sqep.
Pasi kishte kaluar nje oqean te tere, pasi e kishte ngaterruar ate me perqafimet epshore te Rebekes, me se fundi Pietro Krespit iu dhurua dashuria e vertete. Lumturia e vertete i solli me vete dhe mireqenien. Dyqani i tij u zgjerua mjaft, tani ai zinte katet perdhese te disa shtepive, ngjante me nje lugine te virgjer bjeshke, e zbukuruar me sende nga me fantastiket. Fale vellezerve Krespi.
"Ruga e turqve" erdh e u shnderrua ne nje qoshk ku ekspozoheshin plot e plot cikerrima farfuritese dhe ku njerezit mund te harronin dhunen e ushtuar nga Arkadioja dhe ankthin qe u krijonte jehona e asaj lufte te larget te ndezur.
Askush nuk kishte as piken e dyshimit qe Amaranta do te behej nje bashkeshorte e lumtur. Pa ua leshuar fort frerin ndjenjave, por duke iu dorezuar krejtesisht rrjedhes se natyrshme te asaj qe ua donte zemra , qe te dy mberriten ne ate pike, ku u mbetej vetem te caktonin diten e marteses.. Nuk kishin pse tu trembeshin me pengesave. Ursula, qe ne thellesine e shpirtit e fajesonte veten qe ia pat ndryshuar fatin Rebekes duke ia shtyre vazhdimisht martesen, nuk po donte me t'ia shtonte vetes brejtjen e ndergjegjes. Te gjitha shenjat po tregonin qe Amaranta po ecte drejt nje lumturie pa shqetesime e tallaze. Vetem se ajo, krejt ndryshe nga Rebeka, nuk po rrefente kurrfare padurimi. Po me ate durim, me te cilin i qendiste me njyra te larmishme sofrabezet, i punonte me grep dantellet dhe sajonte nje punim kryq pallonj e lloj lloj shpendesh, priste dhe castin kur Pietro Krespi te mos mendte me ta perballonte dufin e zemres. Dhe ky cast erdhi se bashku me shirat e tetorit. Pietro Krespi ia hoqi gjergjefin nga preheri dhe ia morin doren mes duarve te tij.
- Tani nuk po me pritet dot me! - tha - Muajin tjeter do martohemi.
Amaranta nuk eshte se u drodh nga prekja e duarve te tij te ftohta, e terhoqi doren nga te tijat si ndonje kafsheze qe merr arratine dhe iu kthye serishme punedores.
- Leri marrezite, Krespi. - i tha, dhe buza iu shnderrua nga nje buzagaz i kithet.
- Une as e vdekur nuk do te martohesha me ty.
Pietro Krespi e humbi turuan. Nisi te qante me ngasherim dhe sa s'i theu gishterinjte e dores nga deshperimi.
- Mos e humb kot kohen. Ne qoftese vertet me do, ben mire te mos shkelesh me ne kete shtepi.
Kjo ishte gjithcka cfare tha Amanta per te mos iu kthyer me ketij muhabeti.
Ursules iu duk sikur do cmendej nga turpi. Pietro Krespi i perdori te gjitha lutjet e pergjerimet. Dhe e poshteroi veten aq, sa me keq nuk kishte ku te vinte. Derdhi lot te nxehte ne preherin e Ursules nje mbasdite, qe s'po dinte si ta ngushellonte.
Ne netet me shi njerezia e shihte Krespin me nje cader ne dore, qe i binte verdalle shtepise se Buendiave, shkonte me shpresen se mos pikaste ndonje rreze drite ne dhomen e gjumit te Amarantes. Kurre me pare nuk ishte veshur me aq sqipe gjate atyre koheve te fundit. Pamja e njeriut fisnik, por teje te brengosur si e ndonje perandori, u hijeshua dhe me nga deliri i madheshtise.
Me lutjet e veta po i bezdiste dhe shoqet e Amarantes qe mblidheshin te qendisnin ne veranden e saj, u pergjerohej qe t'ua nderronin mendjen. E la pas dores punen, e ngryste diten ne zyren e vogel, ne anan e pasme te dyqanit, duke shkruar letra dashurie qe ia dergonte Amarantes, duke i futur ne zarfa e petla lulesh, a flutura te thara, por ajo ia kthente ato letra pa i hapur fare. Me pas ai mbyllej me ore te tera dhe i binte kitares. Nje nate prej netesh ia mori dhe kenges. E gjithe Makondoja u zgjua si e magjepsur, a thua te ndodhej ne qiellin e shtate; degjonin te deshperuar tingujt e kitares, qe nuk dukeshin te ishin te kesaj bote, degjonin zerin e prushte te nje mashkulli, qe kurre ndonjehere s'e kishin ndigjuar me pare. Ne te gjitha shtepite e fshatit, Pjetro Kraspi pa drita te ndezura, por nuk pa te ndizej ndonje drite ne dritaren e Amarantes.
Me dy nentar, te Dielen e te Vdekurve, vellai i tij hapi dyqanin dhe i gjeti te gjithe shandanet te ndezur, te gjitha kutite muzikore te kurdisura, te gjithe oret te ndaluara ne nje pasmesnate dhe ne mes te atij ndricimi e kumbimi tingujsh te ngaterruar, e pa Pietro Krespin mbi tryezen e punes me damare te prere dhe me te dyja dyert te kredhura ne nje legen te mbushur me alkol.
Ursula urdheroi ti behej pershpiritja ne shtepine e saj. Pater Nikamori kundershtoi te mbante nje meshe nje kishe dhe ta varroste ne vend te shenjteruar. Ursula i tregoi dhembet:
- Ne menyren e vet, qe nuk mund ta kuptojme as une e as ti, ai njeri ka qene nje shenjtor, - i shfreu ajo. - Do ta varros dhe kunder vullnetit tuaj, dhe do ta varros prane varrit te Melhiadesit!
Dhe ashtu beri, pati perkrahjen e te gjithe fshatit. Varrimi qe madheshtor.
Amaranta nuk doli nga dhoma e gjumit. Ne shtrat ashtu sic ishte, e degjoi vajin e Ursules, hapat dhe pershperimen e njerezve qe e vershuan shtepine, degjoi dhe vajin e vajtojcave. Pastaj nuk degjoi me asgje, ngaqe pllakosi nje heshtje e thelle dhe u ndie kundermimi e luleve te shkelura. Edhe per mjaft kohe sa binte mugetira, Amarantes i behej sikur e ndiente akoma livandon e Pietro Krespit, por gjente ne vete force sa te mos perhumbej ne ate kujtim te menxyrshem.
Ursula asaj i hoqi vize. Ajo as qe i ngriti syte dhe nuk shprehu kurrfare keqardhje ate dite, kur Amaranta hyri ne kuzhine dhe vuri doren ne prushin e vatres dhe e mbajti sa i dhembi aq fort, saqe nuk ndjeu me kurrfare dhimbje, por vetem eren e mishit te saj te perzhitur. Ishte nje kure e tmerrshme per t'u sheruar nga brejtjet e padurueshme te ndergjegjes. Disa dite e pane te endej neper shtepi me doren te futur ne nje ene me te bardhe veze dhe, me ne fund kur iu sheruan plaget e diegjes iu duk sikur e bardha e vezes ia kishte mbyllur dhe cibanet e zemres. E vetmja gjurme e jashtme, qe i kishte lene pas tragjedia, ishte fasha prej garze te zeze, me te cilen e pat mbeshtjelle doren e djegur dhe qe do ta mbante deri ne vdekje.

Comments

Popular posts from this blog

Fraze nga "Tre shoket" e Erih Maria Remark.

Fatos Arapi: “Si s’të desha pak më shumë…”

"ZONJA BOVARI", nga Gustav Flober