Fraze nga Dino Buzzati...
Ai i pat thene asaj (me ze fare te ulet), i qe pergjeruar, mos bej zhurme, te lutem, magnetofoni po rregjistron nga radioja, mos qit ze, ti e di qe une kam merak, po rregjistroj Mbretin Artur te Parselit, nje gje e mrekullueshme, nje kryeveper. Po ajo kerma, si per inat, sillu lart e poshte, ec e perpiq takat, vetem e vetem qe atij t'i hipnin xhindet, pastaj kollitej (enkas) dhe me pas ia shkrepte gazit me vete dhe ndizte shkrepsen paf-puf, per te bere sa me shume zhurme. E nderkaq Parseli, Moxarti, Bahu, Palestrina, mjeshtrit e muzikes se perkryer, qiellore, shkonin dem. Ajo maskaresha, grereza, tartabiqja, brenga e vazhdueshme e jetes... Keshtu nuk shtyhej me. Tani, pas kaq vitesh, ai ka vene e po degjon ate te shkrete shirit, ka vene bobinen me mjeshtrit, me majat, me Parselin, Moxartin, Bahun, Palestrinen. Ajo nuk eshte me aty, ka ikur. Ajo e ka braktisur. Ajo e gjeti zgjidhjen, e la. Ai nuk e ka idene se ku ka perfunduar ajo. Ja, tani, Parseli, Moxarti, Bahu, Palestrina tingellojne si pa shije, te vjen per te vjelle, katrahure, te mallkuarit...
![](https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEjUkYIHqDalAOQ1a2riIc3vAmTW4tOPhxGjg30YkwJlZU0Y8IGTFqpy8j1bxyPog-bin6l8PmoQeqrtmGA0vEgzw4c8clUHNVAkhKasbIcdUWXHCuMAv0v8rE2hzvKczmSTUbc-Fncyb8Y/s320/487700_431783136898652_1179911940_n.jpg)
Comments
Post a Comment