"Eat,Pray,Love." Elizabeth Gilbert.

Letrat e mia po behen gjithnje e me te matura dhe me te vecanta. Kam kuptuar se nuk ia vlen edhe aq t'i dergosh universit lutje te pergjithshme e te kota. Cdo mengjes, perpara meditimit, ulem ne gjunje ne tempull dhe flas per disa minuta me Zotin. Ne fillim, kur erdha ketu ne ashram me dukej vetja si e budallepsur nga keto bisedimet hyjnore. E lodhur, e coroditur dhe e merzitur, lutjet tingellonin gjithnje njesoj. Me kujtohet nje mengjes, kur u ula ne gjunje, preka me balle dyshemene dhe I murmurita krijuesit : “ Oh , nuk e di se cfare kerkoj… por duhet te sajoj ndonje ide… me ndihmon pak, si thua?”
Sikur po I flisja parukieres sime.
Keq me vjen t’ia pohoj vetes , po ky ishte nje budallallek me brire. E perfytyroja Perendine tek e degjonte kete lutje me njeren vetull te ngritur dhe me kthente mesazhin : “Kerkomekur te mendosh seriozisht”
Sigurisht, Zoti e di fare mire se c’kerkoj. Ceshtja qendron se a e di une vete? T’I biem Zotit te kembet, te deshperuar e te pashprese, nuk ka asgje te keqe, mire na ben- kushedi sa here kam vepruar keshtu- por do te qe nje pervoje me e frytshme, nese do ta mendonim dicka me vepruese. Tregojne nje shaka te mrekullueshme italiane per nje njeri te varfer, I cili shkon cdo dite ne kishe dhe lutet para statujes se nje shenjti te shquar, duke iu pergjeruar: “ I dashur shenjt, te lutem , te lutem, te lutem ,te lutem… me ndihmo te fitoj lotarine.” Lutet keshtu per muaj me rradhe. Me ne fund , statuja , se ciles I vjen ne maje te hundes, ngjallet, e veshtron varfanjakun dhe I thote me zemerim : “ Biri im, te lutem, te lutem, te lutem… bli nje bilete llotarie.”
Lutja eshte marredhenie; gjysmen e punes duhet ta kryej vete. Nese po kerkoj nje shnderrim, por pa e ditur saktesisht se ku e kam qellimin, si do te me realizohet ideja ime? Gjysme e perfitimit te lutjes qendron tek vetekerkimi, te paraqitja e nje synimi te qarte dhe te miremenduar. Nese nuk e bejme kete, lutjet dhe deshirat tona jane pa forme, te kota, te ngrira; ato na ngaterrohen neper kembe si re e ftohte dhe nuk ngjiten dot kurre me lart. Prandaj, une tani mendohem per vecanesine, per ate qe ne te vertete duhet te lutem. Ulem ne gjunje ne tempull, me fytyren permbi mermerin e akullt, aq kohe sa me duhet te formuloj nje lutje te vertete. Nese nuk jam e sinqerte e detyroj veten te rri mbi dysheme derisa te ndihem e tille. Ajo qe tingellonte mire dje, sot mund te mos tingelloje ashtu. Lutjet mund te behen bajate dhe te zvarriten kot me kot nese nuk kemi vemendjen e duhur. Duke u perpjekur te jem syhapur, marr pergjegjesine te jem roje e mirembajtjes se shpirtit tim.
Edhe fati , e ndjej eshte po ashtu nje marredhenie – nje loje mes hirit hyjnor dhe veteperpjekjes se vullnetshme. Nuk do ta kemi kurre nen kontroll gjysmen e tij , por gjysme tjeter eshte plotesisht ne duart tona dhe vete veprimet tona do te sjellin pasoja te matshme…….
….Ka shume pjese te fatit qe nuk I kontrolloj dot, port e tjerat jane nen pergjegjesine time. Ka bileta lotarie qe dua ti blej , se me rrisin ndjesine time te kenaqesise. Mund ta vendos sit a shpenzoj kohen, me ke te lidhem, me cilin ta bashkoj trupin tim dhe jeten time, parate dhe energjine time. Mund te zgjedh cfare te ha, te lexoj dhe te studio. Mund te zgjedh si t’I perballoj situatat e pafat te jetes sime, a do ti shoh ato si fatekeqesi apo si mundesi. Mund te zgjedh fjalet e mia dhe tonin e zerit me te cilin tu flas te tjereve. Dhe mbi te gjitha, mund te zgjedh mendimet e mia……

Comments

Popular posts from this blog

Fraze nga "Tre shoket" e Erih Maria Remark.

Fatos Arapi: “Si s’të desha pak më shumë…”

"ZONJA BOVARI", nga Gustav Flober