''Gjenialiteti i turmave'', Charles Bukowski.

Ki frikë nga ata që vazhdimisht kërkojnë turmat pasi janë një asgjë kur janë vetëm. Ki frikë mashkullin dhe femrën mediokre. Ki frikë dashurinë e tyre, dashuria e tyre është mediokre dhe kërkon vetëm mediokren.

Por ekziston gjenialitet tek urrejtja e tyre, ekziston mjaftueshëm gjenialitet tek urrejtja e tyre që t'iu vrasë, që të vrasë secilin. Nuk e durojnë dot vetminë, nuk e kuptojnë atë. Do të përpiqen të shkatërrojnë gjithçka, gjithçka që është ndryshe nga ata vetë.

Meqënëse nuk mund të krijojnë art, meqënëse nuk mund as ta kuptojnë atë, do ta konsiderojnë dështimin e tyre tek krijimi si një dështim të të gjithë botës.

Meqënëse nuk munden të dashurojnë tërësisht, do të konsiderojnë dashurinë tënde të mangët dhe do të të urrejnë për këtë, dhe urrejtja e tyre do të jetë perfekte.

Si një diamant i ndritshëm. Si thikë. Si mal. Si tigër. Si helm.
Arti më perfekt i tyre.

Comments

Popular posts from this blog

Fraze nga "Tre shoket" e Erih Maria Remark.

Fatos Arapi: “Si s’të desha pak më shumë…”

"ZONJA BOVARI", nga Gustav Flober