"Mos m'a vritni te shtunen."

Kisha dashte qe kjo te ishte
nje e shtune e zakonshme dimri
nje prej atyre qe flej deri vone
sa qe me zor gjej dike per t'i thene mir'mengjes!

Kisha dashte qe kjo te ishte
nje prej atyre te shtunave
kur takoheshim vec une, ajo dhe bora
ne zbrazetiren e bardhe
te rrugicave te qytetit
dhe ne duar mbanim eren e geshtenjave te
pjekur..

E tash' kur krejt te shtunat e bardha
I ka marre ajo me vete
qyteti eshte bere qenef prej barutit,
secili po mundohet t'a shkyej nga nje cope qielli
e t'a shtroje ne tryezen e vet.

Kisha dashte me dite
pse po m'a vrasin te shtunen..

N.Ademaj.

Comments

Popular posts from this blog

Fraze nga "Tre shoket" e Erih Maria Remark.

Fatos Arapi: “Si s’të desha pak më shumë…”

"ZONJA BOVARI", nga Gustav Flober