Çfarë është metafizika?
Tregohet se një farë Androniku, i panjohur ose ndoshta banor i Rodit, pak a shumë 70 vjet para erës së krishterë, kishte rregulluar sipas një farë rendi veprat e filozofit të madh Aristotel, të gjetura rishtaz, pasi për shumë kohë ishin quajtur të humbura. Në rendin e përcaktuar prej tij më parë vinin librat filozofikë për natyrën (në greqisht: physis, mb. pysikòs) dhe më pas, (në greqisht metá= pas), librat filozofikë që shkonin përtej natyrës hetonin mbi parimet fillestare të asaj që ekziston.
Shprehja "metafizikë" tregon ende sot shkencën që shkon përtej natyrës.
Metafizika është forma klasike bazë e filozofisë perëndimore.
Metafizia është dija për qenien në gjendjen e ekzistencës, kërkimi i themeleve të qenies, të thelbit, të mendimit dhe të njohjes.
Comments
Post a Comment