Fraze nga Fernando Pessoa.




 E konsideroj jetën si një han ku duhet të qëndroj, deri në mbërritjen e kalimit të shpirtit. Nuk di ku do të më dërgojë, sepse nuk di asgjë. Do mund ta konsideroja këtë han si një burg, nga fakti se jam i detyruar të pres brenda mureve të tij; do mund ta konsideroja si një vend të shoqërisë së mirë, sepse takoj njerëz të ndryshëm. Megjithatë nuk jam as i paduruar e as me shije vulgare. U lë atyre që janë , atyre që mbyllen në dhomat e tyre, të plogësht, të shtrirë në një krevat ku presin pa mundur të flenë; u lë atyre që bëjnë, atyre që llafosen në sallonet prej nga zërat dhe muzika më arrin dhe më befason me kënaqësi. Ulem pranë portës dhe deh sytë e mi dhe veshët e mi me ngjyra dhe me tinguj të peisazhit, dhe këndoj me gjysëm zëri, vetëm për vete, këngë të paqarta që kompozoj ndërsa rri në pritje. Nata do të bjerë dhe kalimi do të vijë për ne të gjithë. Shijoj flladin që më jepet dhe shpirtin që ma kanë dhënë për ta shijuar, e nuk pyes e as kërkoj më tutje. Nëse kjo që lë të shkruar në librin e udhëtarëve mundet, e rilexuar ndonjë ditë nga të tjerë njerëz, t'i heqë mërzinë edhe atyre përgjatë qëndrimit të tyre, do të jetë mirë. Nëse nuk e lexojnë, ose nuk gjejnë asnjë kënaqësi, do të jetë mirë po ashtu.

__Fernando Pessoa


Comments

Popular posts from this blog

Fraze nga "Tre shoket" e Erih Maria Remark.

Fatos Arapi: “Si s’të desha pak më shumë…”

"ZONJA BOVARI", nga Gustav Flober