Oscar Wilde: Arti fillon me një zbukurim abstrakt, me një punë të qashtër imagjinative

Arti fillon me një zbukurim abstrakt, me një punë të qashtër imagjinative, që bëhet e kënaqshme duke u marrë me atë që është e pavërtetë dhe jo-ekzistente. Ky është edhe hapi i parë. Më pas, Jeta tërhiqet kaq shumë me këtë çudi të re, saqë kërkon vetvetiu të pranohet në këtë qark, që rrezaton aq shumë sharm. Arti e merr jetën si pjesë të materias të tij të ashpër, e rikrijon dhe e rimodelon atë në forma të reja, është krejt indiferent ndaj fakteve, shpikjeve, imagjinatave, ëndrrave, dhe mban ndërmjet vetes dhe realitetit barrierën e padepërtueshme të stilit të bukur, apo të trajtimit zbukurues dhe të përsosur. Hapi tjetër është kur Jeta merr anën e epërme dhe e drejton Artin drejt humbëtirës. Ky është rrënimi i vërtetë, dhe prej kësaj ne po vuajmë sot.

Comments

Popular posts from this blog

Fraze nga "Tre shoket" e Erih Maria Remark.

Fatos Arapi: “Si s’të desha pak më shumë…”

"ZONJA BOVARI", nga Gustav Flober