Posts

Showing posts from June, 2016

Dashuria sipas John Lennon.

Image
Na kanë bërë të besojmë se dashuria, ajo e vërteta gjendet vetëm një herë në jetë dhe në përgjithësi para moshes 30 vjeç, nuk na kanë thënë që dashuria nuk ka kohë e nuk mbërrin në një moment preçiz. Na kanë bërë të besojmë se secili prej nesh është gjysma e një portokalli e se jeta ka kuptim vetëm kur arrijmë të gjejmë gjysmën tjetër. Nuk na kanë thënë se kemi lindur Të Plotë e që asnjë në jetën  tonë nuk meriton të mbajë mbi supe përgjegjësinë për të kompletuar atë që na mungon: rritemi me veten. Nëse jemi në shoqëri të mirë është thjesht më e këndshme. Na kanë bërë të besojmë në një formulë të quajtur "dy në një", dy njerëz që mendojnë njësoj, që veprojnë njësoj e që vetëm kjo mund të funksiononte. Nuk na kanë thënë se vetëm duke qenë individ me personalitetin tënd, të lejon të kesh një marrdhënie të shëndetshme. Na kanë bërë të besojmë se martesa është domosdoshmeri e se dëshirat jashtë saj duhen shtypur. Që ekziston një formulë e vetme për lumturinë, e njejta për të gjit

Shtëpia Ideale, Dino Buzzati.

Image
Po të isha shumë i pasur, do të ndërtoja një shtëpi keshtu: një paradhomë shumë të vogël, një korridor të ngushtë, një dhomë ndenjeje të mjerueshme, një dhomë gjumi të shkretë, mobilje të varfra e të zhveshura, ca tablo, qilima hiç, perde fare, llamba të zbehta e të bezdisshme, atmosferë të përgjithshme parehatie. Për sa i përket banjos ama, banjon do ta bëja të paktën dyzet metra katrorë dhe aty. ..mermere, majolica, çezma të shndritshme e shumë të fuqishme në vermeil, llambadarë ngadhënjyes; pasqyra pambarim e të lëmuara, tapete të butë prej sfungjeri me ngjyra delikate, sërë e sërë parfumesh të rralla e tepër të kushtueshme; letra higjienike të buta si një psheretimë, shishka e spërkatës të çdo lloji, gramafonë stereofonikë me disqe madhështore...me një fjale luks i shfrenuar, hapësirë e tepërt, endje për tu vërtitur lart e poshtë lakuriq, mbase edhe me vrap. Përse arkitektët e ditur nuk ndërtojnë shtëpi të tilla? Është e lehtë të durohet mjerimi, kur mund të dhjesësh si zotëri.

Paradokset e kohës tonë.

Image
Kemi ndërtesa më të larta, por kemi durim më të shkurtër.  Kemi rrugë më të gjëra, por kemi këndvështrim më të ngushta.  Bëjmë shpenzime më shumë, por pak gjëra na përkasin.  Blejmë më shumë por ngelim më pak të kënaqur.  Kemi shtëpia më të mëdha, por familje më të vogla.  Kemi më shumë pajisje shtëpiake, por kemi më pak kohë.  Kemi më shumë arsim, por më pak arsyetim.  Kemi më shumë dije, por më pak sjellje prej të mençuri.  Kemi më shumë specialiste, por kemi gjithnjë e më shumë probleme. Kemi shumë ilaçe, por më pak shëndet. Konsumojmë më shumë alkool dhe cigare; shpenzojmë para pa kriter; qeshim më pak; i japim me shpejtësi makinës; zemërohemi më shpejt; qëndrojmë zgjuar deri në orë të vona, zgjohemi te lodhur; lexojmë pak, shikojmë shume TV dhe lutemi shumë më pak. Kemi shtuar pasuritë materiale, por kemi pakësuar vlerat morale. Flasim shumë, dashurojmë pak; urrejmë shumë dhe shpesh. Mësuam si të përballojmë jetesën, por nuk mësuam ta formojmë atë. I kemi shtuar vite jetës tonë,

Ç'është dashuria?

Image
Ç'është dashuria?  Dashuria është dorëzimi. Dashuria është shkaku i dashurisë. Dashuria është të kuptosh. Dashuria është një muzikë. Dashuria dhe shpirti fisnik janë e njëjta gjë. Dashuria është poezia e trishtimit. Dashuria është vështrimi i shpirtit të thyer në pasqyrë. Dashuria është kalimtare. Dashuria është të mos thuash kurrë që jam penduar. Dashuria është kristalizim. Dashuria është të japë sh. Dashuria është ndarja e një çamçakëzi. Dashuria kurrë nuk vihet re. Dashuria është një fjalë boshe. Dashuria është të takosh Zotin. Dashuria është një dhimbje. Dashuria është të jesh sy më sy engjëllin. Dashuria është tek lotët. Dashuria është pritja në kokë të telefonit. Dashuria është një botë e tërë. Dashuria është kapja dorë për dore në kinema. Dashuria është një dehje. Dashuria është një bishë. Dashuria është një verbëri. Dashuria është të dëgjosh zërin e zemrës. Dashuria është një qetësi e shenjtë. Dashuria bëhet temë nëpër këngë. Dashuria i bën mirë fytyrës. Dashuria është ma

Unë shkruaj sepse... Orhani Pamuk.

Image
Unë shkruaj sepse kam dëshirë të shkruaj. Shkruaj sepse nuk mund të bëj si të tjerët një punë normale. Shkruaj që libra si të mijtë të jenë të shkruar dhe që t’i lexoj. Shkruaj sepse jam tepër i mërzitur me të gjithë ju, me tërë botën. Shkruaj sepse më pëlqen të rri mbyllur në një dhomë, gjatë gjithë ditës. Shkruaj sepse nuk mund ta duroj ndryshe realitetin përveçse duke e ndryshuar. Shkruaj që mb arë bota ta dijë çfarë lloj jete kemi jetuar, dhe jetojmë, unë, të tjerët, ne të gjithë, në Stamboll, në Turqi. Shkruaj sepse e dua erën e letrës dhe të bojës. Shkruaj sepse kjo është një zakon dhe një pasion. Shkruaj sepse kam frikë të jem i harruar. Shkruaj sepse më pëlqen fama dhe interesi që kjo më sjell. Shkruaj për të qenë vetëm. Shkruaj me shpresën të kuptoj përse jam aq i mërzitur me ju të gjithë. Shkruaj sepse më pëlqen të më lexojnë. Shkruaj duke thënë me vete që duhet ta përfundoj këtë roman, këtë faqe që kam filluar. Shkruaj duke thënë me vete që kjo është ajo çka të gjithë presin

Poezi nga Agim Spahiu.

Image
Qetësohu, shpirti im i trazuar, gëzo,  lulet të duan, vish rrobën e bardhë e dil  nëpër ditët gjifryra me prill!  Asnjë fyerje s'do ta kesh nga lulet. . .  Qetësohu, tjetër janë lulet!  Ti dënes e më flet për njerëzit.  E thamë: njerëzit pa dashje të fyejnë,  të përqeshin,  pa dashje edhe të vdesin. . . Qetësohu,  shpirti im i trazuar, gëzo, bari të do,  vish rrobën me lule dhe dil  nëpër ditët gjifryra me prill!  Asnjë fyerje s'do ta kesh nga bari,  tjetër, tjetër është bari. . .  Ti më sheh me sytë e pikëlluar  e unë hesht prej fjalës që dhëmb:  - Ende ulërin egërsi e marrëzisë,  bir i qetësisë si mund të jem?!  Agim Spahiu, 1989

Çfarë është metafizika?

Image
Tregohet se një farë Androniku, i panjohur ose ndoshta banor i Rodit, pak a shumë 70 vjet para erës së krishterë, kishte rregulluar sipas një farë rendi veprat e filozofit të madh Aristotel, të gjetura rishtaz, pasi për shumë kohë ishin quajtur të humbura. Në rendin e përcaktuar prej tij më parë vinin librat filozofikë për natyrën (në greqisht: physis, mb. pysikòs) dhe më  pas, (në greqisht metá= pas), librat filozofikë që shkonin përtej natyrës hetonin mbi parimet fillestare të asaj që ekziston. Shprehja "metafizikë" tregon ende sot shkencën që shkon përtej natyrës. Metafizika është forma klasike bazë e filozofisë perëndimore. Metafizia është dija për qenien në gjendjen e ekzistencës, kërkimi i themeleve të qenies, të thelbit, të mendimit dhe të njohjes.

Fraze nga Fernando Pessoa.

Image
  E konsideroj jetën si një han ku duhet të qëndroj, deri në mbërritjen e kalimit të shpirtit. Nuk di ku do të më dërgojë, sepse nuk di asgjë. Do mund ta konsideroja këtë han si një burg, nga fakti se jam i detyruar të pres brenda mureve të tij; do mund ta konsideroja si një vend të shoqërisë së mirë, sepse takoj njerëz të ndryshëm. Megjithatë nuk jam as i paduruar e as me shije vulgare. U lë atyre  që janë , atyre që mbyllen në dhomat e tyre, të plogësht, të shtrirë në një krevat ku presin pa mundur të flenë; u lë atyre që bëjnë, atyre që llafosen në sallonet prej nga zërat dhe muzika më arrin dhe më befason me kënaqësi. Ulem pranë portës dhe deh sytë e mi dhe veshët e mi me ngjyra dhe me tinguj të peisazhit, dhe këndoj me gjysëm zëri, vetëm për vete, këngë të paqarta që kompozoj ndërsa rri në pritje. Nata do të bjerë dhe kalimi do të vijë për ne të gjithë. Shijoj flladin që më jepet dhe shpirtin që ma kanë dhënë për ta shijuar, e nuk pyes e as kërkoj më tutje. Nëse kjo që lë të sh