Nje mes-nate te bezdisur Tek kendonja i zalisur Disa pralla dhe magjira Te nje shkence te harruar, Tek dermitnja I kapitur Befas vjen nje e trokitur, Me ngadale e goditur Permi dere t’ odes sime. “Dikush eshte, thashe, jashte Qe troket mi deren time – Vetem kjo, dhe asgje me. Ah, e mbanj ner ment fort mire, Ishte dimr’ I ftoht’ I ngrire, Dhe n’ oxhakun shkrump te nxire Uret shuheshin ne hi. Desha te gedhihej dita, Se me kot nga librat prita Te me ngushellonte drita Per te lumuren Lenore, Vajz’ e rralle dhe rezore, Q’ I thon Engjejte Lenore, Permi dhe pa emer me. Era frynte qe perjashta, Rrihte perdet e mendafshta Dhe me ngjethte dhe me derthte Tmerre qe s’I ndjeva kurre. Dhe tani qe te pushonte Zemr’ e mjere qe leftonte Goja po me belbeconte, “Dikush do te hynje brenda; Nonje vizitor I vonet Qe kerkon te hynje brenda. Kjo do jet’ e asgje me Mblodha veten menjehere Edhe frike me pa ndjere: “Zot, I them, a Zonje, fajin Ndjemani, ju lutem shume, Se per Zotin po dremitnja, Aq’ e holle ish ...